loader image

Aktivitetet

Memorandum bashkëpunimi mes Odës së Mjekëve të Kosovës dhe Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës
ASPKS, Shtator, 2024

Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu priti në takim si dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarit e Bordit të ASPKS-së, Z. Armend Agani, ku prezent ishte edhe z.Arton Kubati, anëtar i Bordit të ASPKS-së.

Ky memorandum synon zhvillimin dhe bashkëpunimin e ngushtë midis palëve për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi si dhe avansimin e personelit mjekësor në Republikën e Kosovës, me fokus në përparimin e njohurive shkencore dhe praktike në fushën e mjekësisë.

Qëllimi i këtij memorandum është avancimi i bashkëpunimit të palëve duke marrë parasysh natyrën e veprimtarisë dhe aktiviteteve përkitazi me raportin e dyanshëm.

/ASPKS

Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të ASPKS dhe Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës!
ASPKS, Shtator, 2024

Në prezencën e Kryetarit të Bordit të ASPKS Z. Armend Agani dhe Kryetarit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Z. Rifat Latifi, gjatë Kongresit të të tretë të Kolegjit, është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili qëllimin kryesor do ta ketë drejt angazhimit të dy palëve për fuqizimin e Kirurgjisë në Kosovë, zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimeve mjekësore, si dhe promovimin e trajtimeve mjekësore për të parandaluar trajtimet jasht vendit, por për të vetëdijësuar qytetarët e Republikës së Kosovës dhe më gjërë që mund të gjejnë zgjidhje në Kosovë.
Gjithashtu angazhimi drejt Institucioneve të Republikës së Kosovës për të ngritur bashkëpunimin dhe zhvilliar politikat e përbashkëta për mbështjetjen e personelit shëndetësor dhe spitaleve private në Kosovë, do jenë fokus i këtij Memorandumi të bashkëpunimit.

ASPKS është Asociacioni i vetëm që përfaqëson Spitalet Private në Kosovë dhe bashkëpunimet e tilla do krijojnë qasje bashkëpunuese dhe të bashkuara drejt qëllimeve të mira ne fushën e Shëndetësisë për të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës.

/ASPKS

Asociacioni i Spitaleve Private bëhet pjesë e Odës Ekonomike të Kosovës
Oda Ekonomike, 20.12.2023

Me kënaqësi ju njoftojmë se nga sot Asociacioni i Spitaleve Private bëhet pjesë e Odës Ekonomike e Kosovës për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët me projekte të përbashkëta në sektorin e shëndetësisë.

Jemi të lumtur që jemi së bashku në këtë rrugëtim me shumë rëndësi për vendin tonë!

/Oda Ekonomike

Konferenca Vjetore e Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës!
ASPKS, 08.12.2023
Bashkëbisedim me Ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia dhe Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës Z. Pleurat Sejdiu, Kryetarin e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve Z. Besim Kodra, Kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës Z. Lulzim Rafuna.
Qështjet që u diskutuan sot janë fokusuar në Zhvillimin e Shëndetësisë në Kosovë, fuqizimin e Bashkëpunimit në mes Sektorit Privat Shëndetësor dhe Sektorit Publik, ngritjen e kapaciteteve të Profesionistëve Shëndetësor si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies karshi trjatimit shëndetësor të pacientëve.
 
/ASPKS
Spitalet private kërkojnë përfshirje në procese, Vitia thotë se nuk do të tolerojë informalitetin
Gazeta Shneta, 08.12.2023

Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë ku ka marr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. Ky i fundit iu ka ofruar bashkëpunim por edhe i ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë informalitetin.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka marr pjesë në konferencën e Asociacionit të Spitaleve Private në Kosovë të mbajtur sot. Vitia ka ofruar bashkëpunim për këtë organizatë, me qëllim për të rritur cilësinë e shërbimeve për pacientët, shkruan Gazeta Shneta.

“Bashkë me asociacionin kemi rënë dakord që praktikat e mira dhe përvoja, duhet të shërbejnë në shumë dimensione dhe gjatë hartimit të ligjeve dhe akteve tjera ligjore. Është shumë e rëndësishme edhe shkëmbimi i përvojave, mund të kemi mundësi në trajnim dhe edukim për sektorin publik. Edhe sektori publik mund të përfitojë nga ky sektor, që për arsye burokratike nganjëherë ka vonesa në shtyrjen e disa projekteve”, ka thënë Vitia.

Ai ka thënë se duhet të parandalohen mundësitë e konfliktit të intersit.

“Duhet të parandalojmë mundësitë e konfliktit të interesit. Në takimet tona që i kemi pas që nuk do të jenë të fundit, besoj se do t’i shërbejnë interesit të përbashkët dhe shpresoj që sektori privat. Trajtimi i pacientëve jashtë institucioneve publike dhe interesi jonë është që në sektorin publik të investojmë sa mundemi që të ulim shpenzimet e pacientëve jashtë vendit. Interesi jonë është që pacientët të mbesin brenda Kosovës dhe sektori privat të zhvillohet akoma më shumë në mënyrë që pacientët të marrin trajtimin dinjitoz dhe cilësor”, ka thënë Vitia.

Ministri ka deklaruar se nuk do të tolerojnë informalitetin në institucionet private.

“Kërkesat tona janë adresimi i informalitetit dhe konfliktit të interesit sepse kjo përveç pacientëve, është edhe në të mirën e spitaleve. Në disa biznese nganjëherë mjafton të mos i pengosh dhe t’u hapësh rrugën. Unë jam premtim se do të përfshijmë sa më shumë pjesëmarrës në hartimin e legjislacionit dhe ju ftoj të jeni proaktiv. Por informalitetin nuk do ta tolerojmë, aq më shumë tani që kemi shtuar edhe numrin e inspektorëve”, ka deklaruar Vitia.

Armend Agani, kryetar i Bordit të Asociacionit ka thënë se kjo organizatë është themeluar në vitin 2020 dhe përbëhet nga 30 spitale private.

“Është një organizatë e pavarur e cila mbron interesat profesionale, siguron kodet e etikes dhe mjekësore, edukim të vazhdueshëm profesional dhe angazhohet për shërbime sa më cilësore në të mirë të shëndetësisë me fokus pacientin”, ka thënë ai.

Sipas Aganit në vitet e fundit janë investuar rreth 100 milionë euro në sektorin privat në teknologji mjekësore dhe duke sjellë mjekë dhe ekspertë nga jashtë. “Investimet vetanake edhe sot bëhen duke qëndruar afër me teknologjinë dhe shkencën. Ne i kemi ofruar partneritet MSh-së dhe të gjitha institucioneve tjera që merren me shëndetësi”, ka deklaruar Agani.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ka qenë edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu. Ai ka thënë se sektori publik dhe ai privat kanë shumë probleme, porse problemet e sektorit privat nuk shfaqen në publik.

Sejdiu ka thënë se rreth 85 për qind e pacientëve që shkojnë jashtë Kosovë do të duhej të mbesin këtu. “Po na ikin paret jashtë. Arsyet janë të shumta, mungesë e investimeve në aparaturë dhe shkollim të personelit, që është shumë më e lehtë të realizohet në sektorin privat”, ka thënë Sejdiu.

Edhe Sejdiu ka bërë thirrje për luftimin e informalitetit dhe konfliktit të interesit në mes të mjekëve dhe spitaleve private. “Ne referojmë pacientë nga sektori publik sepse këtë e mundëson sektori privat përmes informalitetit. Duhet ta luftoni informalitetin sepse me këtë nuk do të kemi mjekë të papunë”, ka thënë Sejdiu.

Kreu i OMK-së ka kërkuar poashtu anëtarësimin e mjekëve të huaj në Odë, pasi sipas tij dikush në MSh po e pengon këtë proces.

“Mjekët e huaj duhet të anëtaresohen në odë. Një dreq i vogël po i përzien atje në MSh. Përndryshe ne nuk mund ta hetojmë nëse ndodh diçka sepse ata nuk janë anëtarë të Odës”, ka deklaruar Sejdiu.

/Gazeta Shneta

Spitalet private me Asociacion, kërkojnë të jenë pjesë e ndryshimeve ligjore
Gazeta Shneta, 15.05.2023

Spitalet e përgjithshme dhe speciale janë bërë bashkë në një Asociacion me anë të të cilit synojnë që të përfaqësojnë kërkesat e tyre në ndryshimet ligjore.

ASPKS është akronimi i Asociacionit të 33 Spitaleve private në Kosovë i cili është themeluar me qëllim për të përfaqësuar kërkesat e tyre në ndryshimet ligjore në sektorin privat të shëndetësisë.

Sipas një njoftimi nga ky Asociacion, synimet e tyre janë të përfshihen në grupet punuese për ndryshimet legjislative të cilat sipas tyre kanë ndikuar negativisht tek pacientët, spitalet dhe buxheti i Qeverisë.

“Fondi per trajtime jashtë institucioneve publike shendetesore -gjatë ketyre viteve eshte verejtur nje anashkalim i Spitaleve Private te Kosoves ne pjesemarrje dhe bashkepunim me Fondin. Fondi ka paguar shpenzimet shumfish me shtrejt edhe per procedura kirurgjike te cilat kryhen ne RKS. Kjo praktike duhet ndaluar ne interes te RKS dhe institucioneve Publike dhe Private shendetesore por edhe ne interest e pacientit dhe buxhetit te Kosoves. Te kete pjesmarrje active te ASPKS-se”, thuhet në njoftim.

ASPKS kërkon poashtu lehtësimin e procedurave për licencimin e ekspertëve mjekësorë nga jashtë, për të kontribuar në shkollimin dhe trajnimin e stafit shëndetësor në Kosovë, që sipas tyre do të ndikojë në kualitetin e shërbimeve shëndetësore si dhe do të parandalojë ikjen e stafit mjekësor si dhe pacientëve nga Kosova.

“Problemet me te cilat ballafaqohen Spitalet Private – – Protokolet, specializimet, subspecializimet, mungesa stafit kualitativ, mungesa e stafit professional te subspecializuar ne lemi te caktuara si p.sh. – mjeket e mjeksise emergjente, kirurget laparaskopik, kirurget e mjeksise minimal invasive, kirurget e kirurgjise endovaskulare, kirurget spinal, neurokirurget, radiologet intervent, onkokirurgjia, mikrokirurgjia, traumatologet, kirurget e ORL, transplantet, etj”, thuhet në njoftim.

“ Zvoglimi i daljes se pacientave jasht RKS per sherim – investimi ne kapacitetet shendetesore te RKS ne pajisje dhe staf professional shendetesor, edukimi i vazhdueshem, bashkpunimi me Spitalet Private dhe Publike ne RKS, rritja e kapaciteteve shendetesore, investimet e perbashketa, liberalizimi i ardhjes se eksperteve nga jasht per ndihme, trajnime, ligjerata, operime ne Spitale Publike dhe Private ne RKS. Zvoglimi i daljes se stafit mjeksor jasht RKS – duhet bashkepunuar ne parandalimin dhe ndalimin e kesaj dukurie.  Mundesite e bashkepunimit me MSH- ne– trajnimi, edukimi i specializanteve nga Institucionet Publike Shendetesore, trajnimi me aparatura te sofistikuara, shkembimi i pervojave te praktikes se mire shendetesore, balafaqimi me kriza eventuale dhe pandemi”, thuhet në njoftimin e ASPKS-së.

Scroll to Top