loader image

Statuti

Në mbledhjen themeluese të mbajtur më 22 mars 2023, në pajtim me Ligjin Nr.06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës, anëtarët e Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS) miratuan:

Statuti i Asociacionit te Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS)

Neni 1
Dispozitat e përgjithshme

1.1 Ky statut, i cili do të jetë dokumenti kryesor qeverisës i organizatës do të rregullojë mes tjerash, Emrin, selinë dhe territorin e fushëveprimit të asociacionit, përfshirë edhe misionin, qëllimin dhe objektivat e tij, por edhe të drejtat e anëtarëve, dhe rolet dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese të tij: Kuvendit, bordit dhe anëtarëve të Bordit, si dhe zyrtarëve të Organizatës.

Neni 2
Emri, selia, organizimi, fushëveprimi, themeluesit

2.1 Emri zyrtar i organizatës do të jetë: Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës –

2.2 Shkurtesa e organizatës do të jetë (ASPKS) –

2.3 Selia e organizatës do të jetë në Prishtinë –

2.4 Adresa e organizatës do të jetë në: Rrafshi i Kosovës nr 150 – Prishtine

2.5 ASPK do të ushtrojë fushëveprimin e saj në territorin e Republikës së Kosovës –

2.6 ASPK është shoqatë jofitimprurëse, sipas përkufizimit të dhënë në nenin 16 dhe 20 të Ligjit Nr.06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.

2.7 Logoja e ASPKS-së paraqet tri forma kryqëzore të ndërthurura mes veti, me ngjyra të ndryshme. Këto forma kryqëzore janë simbolet e institucioneve shëndetësore të stilizuara, ndërsa uniteti i tyre paraqet asociacionin. Logoja përmban tri ngjyra: Dy nuanca të së kaltrës dhe një nuancë e së gjelbrës transparente. Akronimi ASPKS është paraqitur me shkronja afër logos me ngjyrë të kaltër.

2.8 Themelues të organizatës janë:
– Spitali Royal Medical LLC; Armend Agani; Adresa: Prishtine rr. Qamil Bala nr. 15/4, nr.mob. 049 6900 000; e-mail [email protected]
– Spitali Special “Klinika Amerikane” Sh.P.K.; Vullnet Kusari – me nr. Licence 02/2017/2/S; adresa Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km3, Prishtinë nr.mob. 044 651 656; email: [email protected]
– Spitali Special per Oftalmologji- Qendra laserike e syrit – QLS Kubati – Prishtine; Arton Kubati; adresë Ali Pashë Gucia p/n, Kolovicë e re, Prishtinë; nr.mob 044 512120 ; email: [email protected] ;

Neni 3
Menaxhimi i të hyrave dhe aseteve, transaksionet dhe aktivitetet ekonomike

3.1 ASPKS-ja nuk do të bëjë shpërndarjen e çfarëdo të ardhure neto ose fitimi si të tillë për asnjë person. Pasuria, të ardhurat dhe fitimet e organizatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet jofitimprurëse të organizatës dhe nuk do të përdoren për të krijuar përfitime të veçanta individuale, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nëpunësit, ndonjë anëtar të shoqatës, ndonjë të punësuar apo donator të ASPKS-së. Megjithatë pagesa e kompensimit të arsyeshëm për këta persona mund të bëhet për punën që këta persona bëjnë për këtë organizatë.
3.2 Ndalohet çdo transaksion ndërmjet ASPKS-së dhe një organizate tjetër të ndërlidhur, apo ndërmjet ASPKS-së dhe anëtarëve, zyrtarëve, anëtarëve të bordit ose punonjësve të saj, përveç nëse organi drejtues pas një analize të kujdesshme vendos, se transaksioni është në interes, i drejtë dhe i arsyeshëm për ASPKS-në, dhe se ASPKS-ja nuk kishte mundur të sigurojë marrëveshje më të favorshme me përpjekje të arsyeshme dhe brenda rrethanave ekzistuese.
3.3 ASPKS mund të angazhohet në aktivitete ekonomike me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të saja jofitimprurëse, në pajtim me paragrafin 1.4 të këtij Statuti dhe nenin 35 të Ligjit për Lirim të Asociimit në OJQ Nr.06/L-043 , me kusht që të ardhurat e realizuara nëpërmjet të aktiviteteve ekonomike të shfrytëzohen ekskluzivisht për të arritur qëllimet e theksuara në këtë statut.
3.4 ASPKS është pronare e aseteve që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë e saj dhe është palë në procedurat para gjykatave dhe para organeve të tjera shtetërore.
3.5 Mjetet financiare të ASPKS-së do të mbahen në xhirollogarinë e ASPKS-së, e cila do të hapet sipas vendimit të Bordit të ASPKS-së.

Neni 4
Përfaqësimi

4.1 Organizata përfaqësohet vetëm nga përfaqësuesi i autorizuar i organizatës i cili emrohet dhe shkarkohet nga Kuvendi i Anëtarëve.

Neni 5
Qëllimi dhe veprimtaria

5.1 Qëllimi: ASPKS është organizatë e pavarur e cila mbron dhe prezanton interesat profesionale të anëtarëve të saj, siguron standardet e larta të kodit të etikës dhe ato mjekësore, promovon dhe mbron veprimtarinë e spitaleve private dhe profesionistëve shëndetësorë në institucionet shëndetësore private, siguron edukimin e vazhdueshëm profesional dhe me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor spitalore privat.

5.2 Fushëveprimtaria:
• Shëndetësi
• Edukim/Trajnim
• Avokim dhe Lobim

Neni 6
Anëtarësimi

6.1 Anëtarësimi në ASPKS është i hapur për te gjitha Spitalet private te cilat jane te regjistruara dhe te licencuara ne Ministrine e Shendetesise se Kosoves. Për t’u anëtarësuar në ASPKS, secili i interesuar duhet të pranojë Statutin dhe Misionin e ASPK-së dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të organizatës.
– Për t’u anëtarsuar nevojiten këto dokumente :
– Pagesa e antarësimit
– Kërkesa per anëtarsim
– Licenca e spitalit
– Numri unik i regjistrimit te spitalit
– Autorizimi nga spitali për përfaqesuesin e spitalit ne ASPKS
– Kopja e leternjoftimit te perfaqesuesit te autorizuar nga spitali privat
– Deklarata e konfidencialitetit sipas formës së përcaktuar nga ASPKS
6.2 Kuvendi i anëtarëve te ASPKS-së do të vendos nëse do të kërkohet pagesa e anëtarsimit nga anëtarët. Në rast të vendosjes së pagesës së anëtarësimit, Kuvendi do të vendosë për rregullat dhe procedurat e pagesës së anëtarësimit, përfshirë marrjen e masave të ndryshme, deri në përjashtimin e anëtarit nga organizata në rast të mospagesës së anëtarësisë. –
6.3 Në realizimin e kompetencave dhe detyrave të ASPKS-së anëtarët e ASPKS-së kanë këto të drejta: Të ushtrojnë veprimtarinë për të cilën janë licencuar;
6.4 Të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e ASPKS-së;
6.5 Të informohen për të gjitha çështjet e punës dhe afarizmit të ASPKS-së përmes Web faqes së ASPKS-së ose në forma tjera elektronike
6.6 Që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet përfaqësuesve të vetë të japin propozime dhe shprehin mendimin e tyre për mbrojtjen e interesave dhe integritetit personal dhe të përgjithshëm në ushtrimin e veprimtarisë mjekësore;
6.7 Të shfrytëzojnë, ndihmën materiale te ASPKS-së nga fondi i veçantë i solidaritetit, nën kushtet dhe procedurat e parapara me rregullore e ASPKS-së për solidaritet.
6.8 Të shfrytëzojnë të drejta tjera të parapara me akte të veçanta të ASPKS-së
6.9 Anëtarët e ASPKS-së kanë këto obligime dhe përgjegjësi:
– Të respektojnë statutin e ASPKS-së dhe kodin e etikës profesionale;
– Që në mënyrë të rregullt të paguajnë anëtarësinë e ASPKS-së ;
– Të marrin pjesë rregullisht dhe ti kryejnë obligimet në organet e ASPKS-së në të cilat janë zgjedhur.
– Të respektojnë standardet dhe normat profesionale të shërbimit shëndetësor që në mënyrë permanente të përfshihen në edukimin e vazhdueshëm profesionalë;
– Të përmbushin obligimet dhe përgjegjësit e tjera të parapara me akte normative të ASPKS-së

6.10 Anëtarëve të ASPK-së ju ndërpritet anëtarësimi në ASPKS në këto raste:
– Me revokimin e përhershëm të licencës;
– Në bazë të kërkesës të anëtarit të ASPKS-së nga dita e marrjes së vendimit nga organi kompetent i ASPKS-së për ç’regjistrim nga regjistri i anëtarëve të ASPKS-së;
– Në raste të humbjes së zotësisë së veprimit në bazë të vendimit të plotfuqishëm gjyqësorë;
– Ne rast te shkeljeve te renda te Kodit Etik Profesional
– Në raste të mospagesës së anëtarësisë në vazhdimësi gjashtë muaj;
– Përfundimi ose suspendimi i anëtarësimit nga Kuvendi i Anëtarëve do të vendoset me shumicë të anëtarëve prezent.

Neni 7
Kuvendi i Anëtarëve

7.1 Organi më i lartë vendimmarrës i ASPKS-së do të jetë Kuvendi, i cili do të përbëhet nga të gjithë anëtarët me të drejta të plota dhe të cilët nuk kanë detyrime karshi organizatës, ndërsa detyrat dhe përgjegjësitë e tij do të përfshijnë:
• Miraton, ndryshon dhe plotëson statutin, rregulloren dhe aktet e tjera normative;
• Zgjedh dhe shkarkon Bordin dhe Kryetarin;
• Miraton Kodin e Etikës Profesionale;
• Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe anëtarët e komisioneve të përhershme të ASPK-së;
• Përcakton lartësinë e anëtarësisë për anëtarët e ASPKS-së;
• Shqyrton dhe miraton raportet e punës së organeve të ASPKS-së ;
• Miraton raportin vjetor të ASPKS-së;
• Miraton raportin financiarë dhe llogarinë përfundimtare të ASPKS-së;
• Marrjen e çfarëdo vendimi tjetër që nuk është specifikuar me këtë statut.

7.2 Kuvendi i Anëtarëve te ASPKS-së vendos për përfaqësuesin e organizatës i cili emërohet dhe shkarkohet nga Kuvendi i Anëtarëve.
7.3 Kuvendi i Anëtarëve zgjedh Bordin e ASPKS-së i cili do te perbehet nga pesë (5) anëtarë.
7.4 Kuvendi i Anëtarëve të ASPKS-së ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të ASPKS-së. Në këtë kuadër, Kuvendi i Anëtarëve ka kompetencë të zgjedhë dhe të shkarkojë zyrtarët në pozita udhëheqëse të ASPKS-së, të aprovojë raportet periodike financiare dhe të punës, të interpretojë dhe ndryshojë Statutin, si dhe të vendosë për bashkimin, ndarjen apo shuarjen e ASPK-së. Këto përgjegjësi nuk mund të delegohen në organet tjera më të ulta.
7.5 Kuvendi i Anëtarëve të ASPKS-së mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësive të tij në organin tjetër udhëheqës të ndërmjetëm (Bordi), me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij, me përjashtim të përgjegjësive të cilat nuk delegohen sipas nenit 31 të Ligjit Nr.06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe paragrafit 2 të Neni 5 të këtij Statuti.

Neni 8
Mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve

8.1 Kuvendi i Anëtarëve do të takohet së paku një herë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku shqyrtohet dhe miratohet raporti për mjetet, detyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe plani për mjetet, e detyrimet e parapara, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e ASPKS-së për vitin e ardhshëm.

8.2 Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga gjysma e anëtarëve ose nga organet tjera të Bordit . Një kërkesë e tillë duhet t’i drejtohet Kryesuesit të Kuvendit të Anëtarëve i cili do të lajmërojë për takimin të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurat e përcaktuara në paragrafin vijues.

8.3 Lajmërimi me shkrim për MPV dhe/ose MPJ, duke përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, së bashku me rendin e ditës për mbledhjen do t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve së paku shtatë ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes.
8.4 Për mbajtjen e mbledhjes është e nevojshme pjesëmarrja e më shumë se gjysmës së anëtarëve. Nëse ky kuorum nuk arrihet në tentimin e parë, takimi do të shtyhet për një ditë të përcaktuar më vonë dhe lajmërimi i ri do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve.

8.5 Secili anëtar i organizatës ka një votë në Kuvendin e Anëtarëve. Në rastet kur paraqitet konflikt interesi te ndonjë anëtar duhet të paraqitet deklarata e konfliktit të interesit para kuvendit.

8.6 Vendimet në Kuvendin e Anëtarëve do të merren me shumicën e anëtarëve prezent kurse për MPV duhet patjetër 2/3 e votave.

Neni 9
Organi udhëheqës i ndërmjetëm (Bordi Ekzekutiv i ASPKS-së)

9.1 Kuvendi i Anetareve ka pergjegjesine me te larte per politikat dhe ceshtjet financiare te ASPKS – Bordi Ekzekutiv duhet të veprojë çdo herë në pajtim me qëllimin e organizatës.
9.2 Bordi Ekzekutiv do të ketë këto përgjegjësi:
– Mbarëvajtja e punës sipas rregullorës dhe përgjegjësive të caktuara nga Kuvendi i ASPKS
– Menaxhimi i buxhetit të ASPKS dhe llogaridhënia
– Organizimi i punës dhe përpilimit të detyrave sipas planit dinamik të punës
– Draftimi dhe propozimi i planit të punës para Kuvendit të ASPKS
– Bashkëpunimi me organet shtetërore dhe lokale që adresojnë qështjet e shëndetësisë dhe bashkëpunimit me shoqatat e tjera profesionale në vend dhe jashtë venditl

9.3 Bordi Ekzekutiv zgjedhet nga Kuvendi i ASPKS. Ata do të zgjedhen individualisht me shumicë të votave nga anëtarët e pranishëm. Mënyra e zgjedhjes dhe rregullat e punës së anëtarëve të Bordit mund të rregullohen me një Rregullore të veçantë për punën e Bordit, e cila aprovohet nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicë votash.
9.4 Bordi do të ketë të paktën 5 (pesë) anëtarë, njëri nga të cilët duhet të zgjedhet si Kryesues i Bordit. Kryesuesin e Bordit e zgjedhin vet anëtarët e Bordit.
9.5 Anëtarët e Bordit te ASPKS-së mund të zgjedhen për mandate të njëpasnjëshme.
9.6 Anëtarët e Bordit mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit me shumicë votash të Kuvendit të ASPKS-së.
9.7 Mandati i anëtarit të Bordit dhe Kryetarit është 3 (tre) vjeçar dhe pushon:
– Në rast të vdekjes,
– dorëheqjes ose
– shkarkimit nga Kuvendi i Anëtarëve

9.8 Në rast të përfundimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të Bordit, Kuvendi i ASPKS-së duhet të zgjedh pasardhësin për të shërbyer për kohën e mbetur
9.9 Kryetari i Bordit mund të vazhdohet edhe për 3 vite pas përfundimit të mandatit me shumicën e votave nga anëtarët e Bordit.
9.10 Vendimet në Bord merren me shumicë votash të anëtarëve prezentë.
9.11 Bordi mund të vendosë t’i drejtohet për çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të vendimit.
9.12 Kurrëfarë pagese ose kompenzimi nuk duhet t’u bëhet anëtarëve të Bordit pa aprovimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompenzimi është i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryer për organizatë.

9.13 Komisionet e përhershme të ASPKS-së janë :

– Komisioni për çështje etike;
– Komisioni për edukim te vazhdueshëm profesional;
– Komisioni për buxhet dhe financa;
– Komisioni i solidaritetit dhe ndihmës ligjore dhe reciproke;
– Komisioni per Ligje, Udhezime Administrative dhe rregullore

Neni 10
Zyrtarët dhe Nëpunësit e ASPKS-së

10.1 Në rast nevoje ASPKS punëson persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të ASPKS-së.
10.2 Zyrtarët duhet të punësohen në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës, të gjitha të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet t’i paguhen Zyrtarit, si dhe obligimet dhe përshkrimin e punës dhe përgjegjësive të Zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm për punën e kryer për organizatë.

Neni 11
Shpërbërja e ASPKS-së

11.1 ASPKS-ja mund të shpërbëhet me vendimin e dy të tretave së anëtarëve të Kuvendit të Anëtarëve.
11.2 Kur të vendos për shpërbërjen e ASPKS-së, Kuvendi i Anëtarëve do të tregojë emrin e Organizatës joqeveritare në Republikën e Kosovës që do të marrë pasurinë e mbetur pasi të jenë paguar borxhet e organizatës. Organizata joqeveritare e zgjedhur duhet të ketë qëllim të njëjtë ose të ngjashme sikurse organizata.aa

Neni 12
Ndryshimet e statutit ASPKS-së

12.1 Statuti i tanishëm mund të ndryshohet me vendimin e dy të tretave te anëtarëve prezentë të Kuvendit të Anëtarëve të ASPKS-së.

Neni 13
Periudhat e Raportimit dhe Viti Financiar

13.1 Bordi dhe Zyrtarët e emëruar do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Anëtarëve, MPV ose kurdoherë që kërkohet nga një MPJ.
13.2 Viti financiar i ASPKS-së do të përputhet me vitin kalendarik.

Neni 14

Ky statut është aprovuar në Prishtinë me 22.03.2023 nga Anëtarët e Kuvendit dhe është nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar Armend Agani.

Armend Agani
Përfaqësues i autorizuar

Data 22.03.2023

Scroll to Top